Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën Igumenica-Preveza, në Kastrosikia. Burime për mediat, raportojnë se në aksident janë shënuar 4 viktima, mes tyre një 19-vjeçare shqiptare.
Dy automjete janë përplasur duke u shkatërruar plotësisht. Plot 9 zjarrfikës kanë nxjerrë 4 trupat nga automjetet e shkatërruara, por ishte shumë vonë.
Në aksident kanë humbur jetën vajza 19-vjeçare dhe dy shokë të saj grekë, 19 vjeç e 23 vjeç, ndërsa në makinën tjetër një pensionist 70-vjeçar.
Pamjet e frikshme të aksidentit kanë pushtuar mediat greke, ndërsa policia akoma nuk ka zbardhur shkaqet e ngjarjes.