Aktualitet

FOTO/ Autobusi përfundon në lumë, 23 të vdekur














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:36 - 06/12/21 |
mapo.al

Të paktën 23 persona u mbytën kur një autobus që po udhëtonte për në një dasmë në Kenian qendrore u rrëzua në një lumë.






“Ne kemi këtë aksident të tmerrshëm që ndodhi këtu këtë mëngjes,” u tha gazetarëve të shtunën guvernatorja e Kitui, Charity Ngilu.


“Janë mbi 23 trupa, por ka më shumë në autobus,” shtoi ajo.







Ngilu në Twitter postoi se së bashku me Kryqin e Kuq të Kenias dhe agjencitë e zbatimit të ligjit ata “po bënin gjithçka të mundshme për kërkimin dhe shpëtimin e personave”.




Ajo tha se 12 persona ishin shpëtuar, duke përfshirë katër fëmijë.



Mbetet e paqartë se sa pasagjerë ndodheshin në autobus.

Anëtarët e korit të Kishës Katolike Mwingi kishin qenë duke udhëtuar për në dasmën e kolegut të tyre, kur ndodhi aksidenti në qarkun Kitui.

Zyrtarët thanë se ngjarja është nën hetim.

46


Etiketa: ,

Pas