fbpx

Aktualitet

Foto/ Dëshmia e banorit që pa djegien e Range Rover-it të Lelit






               Publikuar në : 10:11 - 10/10/19 |
mapo.al

Makina e kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli është përshirë nga flakët në orët e para të ditës së sotme. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Lef Sallata” Vlorë. Makina “Range Rover” ishte e parkuar përpara pallatit ku banon shoferi i z. Leli.


Flakët janë përhapur me shpjetësi duke përfshirë edhe një “Ford” të parkuar pranë fuoristradën së kryebashkiakut.



Ende nuk dihet shkaku, por dyshohet se ngjarja ka lidhje me detyrën e kryebashkiakut të Vlorës.

Sakaq, një banor i pallatit ka treguar detaje. Ai është shprehur se del çdo ditë heret në mëngjes pasi merret me tregti. “Kam parë flakët që kishin dalë deri në majë.

Ishte rreth ora 04:00 e mëngjesit. Makinat u dogjën plotësisht. Flakët ishin shumë të mëdha. Ne si zonë s’kemi patur kurrë probleme, as në ’97. Makina e kryebashkiakut, ishte parkuar këtu pasi tek hyrja tjeter banon shoferi i tij”, tha banori i pallatit ku ndodhej e parkuar fuoristrada e Dritan Lelit.

 

Informacion paraprak

Më datë 10.10.2019, rreth orës 04:26, në lagjen “Lef Sallata” Vlorë pranë zyrave të punës, ka marrë flakë automjeti tip Range Rover në pronësi të Bashkisë Vlorë (mjet që përdorej nga Kryetari i Bashkisë Vlorë), ku si pasojë e flakëve ka marrë zjarr edhe një automjet tjetër tip Ford, parkuar në afërsi.

Drejtuesi i mjetit Range Rover, shtetasi E.T (shoferi i Kryetarit të Bashkisë) e kishte parkuar mjetin pranë pallatit ku banon. Ndërsa mjeti tjetër tip Ford është në pronësi të shtetasit B.A.

Si pasojë e flakëve, të dy mjetet janë dëmtuar plotësisht.

Policia ka ngritur një grup hetimor me qëllim kryerjen e hetimeve të mëtejshme në lidhje me përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

*Foto: Vendi i ngjarjes

<
>
Screenshot_4 Screenshot_5 v8 v6 ba6c34ed-f52d-4714-be9e-bcd86cbba243

 


Etiketa: , , , , , , , ,

Pas