Aktualitet

Foto/ Drogë, municion dhe kafka, policia godet grupin me 31 anëtarë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:31 - 29/10/19 |
mapo.al

Rreth 31 persona përfunduan në prangat e policisë së Meksikës me akuzën e prodhimit, përpunimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Operacioni policor u zhvillua pranë altarit “Sat Satanic” në Mexico City. Por ajo që i befasoi të gjithë ishte se në vendin ku fshihej grupi u gjetën më shumë se 40 kafka, një fetus i futur në një kavanoz qelqi me ujë dhe dhjetëra eshtra.


Të dyshuarit, 26 burra dhe pesë gra, besohet se i përkasin kartelit “La Union Tepito”. Prokuroria vendosi të lirojë 27 prej tyre, por ato që bënë xhiron e mediave ishte ambienti ku karteli kryente aktivitetin kriminal.


Në fotografitë e shpërndara nga zyra e prokurorit të qytetit të Meksikës shihen kafka të grumbulluara rreth altarit, të cilat kishin një kryq prapa saj, të zbukuruar me një maskë prej druri.

Ndërkaq, autoritetet njoftuan se në zonën e njohur si Peralvillo, u gjet një tunel që lidh rrugën e Tenochtitlan me një nga shtëpitë e bastisura dhe besohet se një prej pjesëtarëve të grupit, i njohur si El Lunares ka arritur të arratiset përmes saj.

Në koloninë e Morelos, u gjetën dy laboratorë për përpunimin e ilaçeve sintetike dhe u sekuestruan 50 kilogramë fara kimikë, si dhe më shumë se 2.5 ton kanabis, kokainë dhe metafetaminë.

Shtëpitë e treta dhe të katërt ishin një artileri e vërtetë lufte, prej të cilave u sekuestruan 26 armë zjarri, 17 kapëse për armë me tytë të gjatë, 1.520 rripa me municion dhe pesë granata. Në pronën e pestë, u sekuestruan automjete, kanabis dhe 1.5 milionë dollarë, duke e kthyer bastisjen e këtij territori si një ndër më të mëdhatë në vitet e fundit.




Etiketa: , , ,

Pas