fbpx

ShowBizz

FOTO/ E kritikoi për sqetullat, këngëtarja lëshohet keq ndaj fanses





               Publikuar në : 14:20 - 31/07/19 |
mapo.al

E po duhet thënë që në krye të herës se sherret në median sociale tashmë janë të përditshme, ku sigurisht përfshihen dhe personat VIP. Pse zgjodhëm sot tu “servirim” këngëtaren e njohur shqiptare nga Shkupi, Adelina Tahiri?


-Arsyeja është e thjeshtë: Adelina jo vetëm nuk është treguar e përmbajtur,  por e ka zhgarravitur Gjuhën Shqipe në komentet e saj të gjata kundër një fanseje që e ofendoi në Instagram.



Siç shihet edhe në fotot më poshtë, Adelina Tahiri zgjodhi të postojë disa foto nga pushimet në bregdet, duke treguar linjat e saj trupore. Por mes shumë komenteve pozitive, është dhe një vajzë që i dallon sqetullat e padepiluara. Jo vetëm kaq, por e quan këngëtaren zhulse (e pisët).


Adelina i kthehet në dy komente shumë të gjata, ku i thotë komentueses se është e paedukatë, nuk e di se çfarë është plazhi…nuk ka para për të shkuar në det e shumë të tjera si këto (lexo më poshtë).

Duhet thënë se në gjithë këtë histori, më shumë bie në sy fakti se Adelina Tahiri shkruan me shumë gabime drejtshkrimore, se sa pamja e saj e jashtme.

 

 

 


Etiketa: , , , ,

Pas