Endri Fuga nuk shfaqet shumë në media përpos në konferencat për media në krah të Ramës. Po flasim për Drejtorin e Komunikimit në Kryeministri. Fuga së fundmi gjendet me Ramën në SHBA për konferencen e OKB-së. Ai është fotografuar në një moment privat, ku shihet se mban radhë në Apple Store në Manhattan.
Qytetari i ka dërguar fotot në “JOQ” dhe thotë se Fuga mbante radhën për të blerë modelin e fundit të Iphone.
Ai shkruan: “Ja dhe Endri Fuga në Në 5th Avenue.Po blinte Iphon-in e fundit. Lekët e shqiptarëve i bëjnë Iphona. Sapo është hapur. U inagurua me daljen e iphon e ri ne treg”.
Nuk dimë në fakt se çfarë ka blerë në të vertete Fuga, por fakt është se ai është parë tek ky dyqan, sepse e dëshmojnë fotot…