Aktualitet

Furgoni i policisë kufitare përfundon brenda banesës në Pogradec








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:03 - 16/09/20 |
mapo.al

Një furgon i policisë kufitare është përfshirë në një aksident në Pogradec dhe pasi ka dalë nga rruga ka hyrë brenda një banese.


Ngjarja është regjistruar në zonën e Petrushës, ku mjeti tip furgon i Policisë Kufitare pasi është përplasur me një tjetër mjet tip Audi ka dalë nga rruga dhe ka prishur murin e shtëpisë së shtetasit Irjat Hyko duke hyrë brenda.


Të zotët e shtëpisë kanë qenë brenda në momentin e aksidentit, por fatmirësisht asnjë person nuk ka mbetur i lënduar.


I zoti i shtëpisë deklaroi se ka qenë në gjumë në momentin e ngjarjes dhe se përplasja ka qenë e fortë sa e krahasoi me një bombë. Ai kërkon që t’i paguhet dëmi i bërë pasi vetë nuk ka mundësi.


Ndërkohë që grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


Etiketa: , ,

Pas