Aktualitet

Foto-Galeri/ Barinjtë përdorin bunkerët si strehë për delet






               Publikuar në : 15:32 - 13/08/19 |
mapo.al

Barinjtë kanë përdorur disa nga dhjetëra mijëra bunkerë të instaluar në të gjithë vendin nga regjimi komunist i ish-diktatorit Enver Hoxha si strehë gjatë verës për delet e tyre.
Në rajonin malor të Martaneshit, në veri-lindje të kryeqytetit shqiptar Tirana, dhjetëra bunkerë të epokës komuniste të braktisura po përdoren nga barinjtë si kasolle verore për delet e tyre.


Barinjtë që vijnë nga zonat e Tiranës dhe të Elbasanit kanë ndërtuar kasolle rreth bunkereve për të siguruar një strehë të sigurt për kopetë e tyre, duke u dhënë mundësi atyre të kullosin në kullotat e harlisura të Martaneshit.

Diktatori Enver Hoxha urdhëroi ndërtimin e dhjetëra mijëra bunkerëve në të gjithë Shqipërinë nga vitet ’60 deri në vitet ’80, nga frika e një pushtimi të vendit të izoluar që ai sundoi për katër dekada.

Bunkerët u braktisën pas rënies së komunizmit në Shqipëri në 1990, dhe shumë  janë shkatërruar./ BIRN/Fatjona Mejdini

<
>
IMG_3444-e1565699207635 IMG_3462-e1565699250461 IMG_3466-e1565699050612 IMG_3477-e1565699142325 IMG_3478-e1565699098330



Pas