Aktualitet

Foto-galeri/ Mblidhen votat e pakta të shkodranëve





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:35 - 30/06/19 |
mapo.al

Që prej orës 19:00 janë mbyllur votimet në vend, ku për herë të parë ato u zhvilluan pa opozitën. Pjesëmarrja në Shkodër sipas raportimeve zyrtare të KQZ-së ka qenë 9,67 për qind, 15,913 persona, ndërsa sipas Partisë Demokratike pjesëmarrja ishte 6.67 për qind, 10,980 persona. Kujtojmë se Valdrin Pjetri kandidon i vetëm për postin e kryebashkiakut. Votimet janë zhvilluar pa incidente në Shkodër, ndërsa disa qendra votimi nuk janë hapur.


Mbrëmjen e kaluar disa qendra votimi janë zhvendosur në institucionet e drejtorive rajonale të cilat u drejtuan nga përfaqësues të Partisë Socialiste, pasi vendet ku ishin parashikuar më parë të shërbenin për procesin zgjedhor u kyçën me dry. Mapo ka sjellë disa foto nga Shkodra, veçanërisht momentet kur kutitë e votimit janë transportuar nën praninë e forcave të shumta të policisë të armatosur.



 


<
>
0fc8de16-788f-41bd-85aa-c425d83638ce 4ca82512-f219-4f32-aee5-5a4f7f96bf7b 4806cbf6-82be-4115-90d0-c202fb24af92 9674cd4c-5e2d-4a39-9b83-903b587d6c05 ba0417bb-584a-44be-a8f8-625899bd3f54 f5d22064-3aa6-47cb-8bf2-bf0574263c40 ff9da7bd-272a-40be-b323-d74dccd8b5ae


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas