fbpx

Dikur

Foto/Gjakatari Enver Hoxha me djalin e nipat para derrave të vrarë





               Publikuar në : 11:02 - 17/05/19 |
mapo.al

Kjo foto historike është publikuar sot nga studiuesi Kastriot Dervishi, cili na sjell dhe njëherë në kujtesë diktatorin gjakatar, që sundoi Shqipërinë për 50 vite, Enver Hoxhën. Ai shfaqet me të birin dhe nipat para trofesë së gjahut. Domethenënien e fotot se shpejgon Dervishi i cili shkruan se Enver Hoxha u mëson pasardhësve erën e gjakut.


Kastriot Dervishi: Zakonisht ambientalistët protestojnë kur shohin foto gjuetie me kafshë të vrara. E kanë si reagim të natyrshëm për mbrojtjen e natyrës. Ja një foto e vitit 1982 që flet shumë. Janë tre breza të një dere. Diktatori, i biri dhe nipat. Përpara janë 4 derra (🐷) të egër të vrarë në gjueti. Të gjithë kënaqen me gjak. Më i madhi i fotos e vrau dhe gjakosi popullin e vet si askush tjetër, kaloi çdo pushtues për nga dëmet dhe çorientimet mendore që i solli. Kënaqet i madhi, ngazëllehen të vegjlit. Edhe ata duhet të mësoheshin me erën e gjakut.





Etiketa: , , , , ,

Pas