Ndërkohë që e gjithë vëmendja e publikut ishte përqëndruar në faktin se për Kryetarin e Gjykatës së Gjirokastrës po transmetohej një video ku pretendohej se ai kërkonte seks në këmbim të drejtësisë ndaj një qytetareje, familja e Guximtar Boçit ka qenë duke festuar ditën më të rëndësishme për vajzën e tyre: Dasmën.
“Jeta Osh Qef” publikon foto nga kjo ceremoni. Nuk dihet nëse pasi ka mësuar për videon festa është ndërprerë, apo jo.
Megjithatë këto foto përcjellin disa momente gëzimi të kryegjyqtarit të Gjirokastrës në dasmën e vajzës së tij. Audio e bisedës që Boçi ka pasur me një qytetare nga Gjirokastra u denoncua në emisionin “Stop”, ku gjyqtari pranon se do ta ndihmonte në një çështje nëse ajo “do të bëhej e tija”.
Këshilli i Lartë ka pezulluar gjyqtarin, ndërsa hetimet e nisura nga Prokuroria pritet të hedhin dritë mbi këtë histori.