Një automjet tip “Renault” me targa AA 832.00 është djegur në mesnatë në afërsi të stadiumit “Niko Dovana” në Durrës. Policia tha se automjeti është në pronësi të një gruaje me iniciale R.Gj. nga Shijaku.
Mendohet se grabitësit kanë tentuar me mjete të forta të çmontojnë aksesorët dhe me pas kanë thyer xhamat e kanë marrë paketën në kroskot dhe kasetofonin, më pas i kanë vënë zjarrin.
Informacion paraprak i policisë:
Më datë 08.10.2019, rreth mesnatës, në lagjen Nr.18, Durrës është djegur pjesërisht mjeti i parkuar, tip ” Renault Megana” në pronësi të shtetases R.Gj., banuese në Shijak. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.