Aktualitet

FOTO/ Haradinaj me grupin e alpinistëve në Bjeshkët e Namuna














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:03 - 10/08/19 |
ro ot

Arineta Mula, një alpiniste e njohur nga Kosova e cila është ngjitur dhe në Everest ka rrëfyer eksperiencen e fundit në Alpet Shqiptare. Ajo shkruan në facebook se “ishte një rrugëtim katër ditor nëpër Bjeshkët e Namuna “Alpet Shqiptare” shtigje malore që kalojnë përmes territorit të Kosovës, Shqiperisë dhe Malit të Zi. Kësaj radhe vlerën e këtyre shtigjeve malore ia shtoi z.Ramush Haradinaj. Ai bashkë me gjithë ekipin arritën që përgjatë këtyre ditëve të ecin gjithsejt 80 km duke u ngjitur po ashtu në majat më të njohura, me terren të vështirë e të thepisur e me temperatura të larta duke kaluar gjithsejt 5600 m (total) të ngjitjeve.






6 gusht: Nijsa nga parku kombëtar Valbona përmes lugut të Valit ngjitem me sukses majën Jezercë 2694 m e cila është maja më e lartë në Alpet Shqiptare ndërkaq e shtata në Ballkan.


Zbritem në një terren shumë të thepisur ashtu siç njihet edhe si i rrezikshëm deri në Vuthaj.

7 gusht: Nga Vuthaj u ngjitëm deri te qafa Borit kufiri mes Shqipërise dhe Malit te Zi. Prej aty vazhduam dhe ngjitëm me sukses majen Kollata e Keqe 2534m që njihet si maja me e lartë në Mal te Zi. Zbritëm përsëri te qafa e Borit dhe vazhduam ecjen në Çerem.



8 gusht: Nga Çeremi realizuam ecjen e bukur deri në Doberdol.



9 gusht: Nga Doberdol u ngjitem shpatit perballë dhe ngjitem me sukses majën e Trekufirit 2354m që është pika bashkuese mes tri shteteve: Kosovë, Shqipëri dhe Mal të Zi.

Prej këtu vazhduam dhe ngjitem gjithë kurrizoren përmes kreshtave natyrale qe ndajnë Kosovën dhe Shqipërine duke ngjitur Majen Bogiçaj 2405m, Ram Aruçit 2358m, Qafa Ali Çelës 2284m, maja e Bardhë (Bard) 2394m, Gusanin 2453m dhe ngjitja jonë e fundit ishte maja Gjeravicë 2656m e cila radhitet si e dyta në Alpet Shqiptare. Zbritem dhe përfunduam ecjen në Gropë të Erenikut”.

<
>
68770667_10219735852848467_5897653223178633216_n 67871833_10219735856848567_2752352984741445632_n 68688936_10219735850408406_5837936448866615296_n 68328085_10219735864888768_816465882740948992_n 68673762_10219735851768440_2434205717536702464_n 67821949_10219735892889468_1122638523426406400_n 67735732_10219735882889218_4984022359724785664_n 68517080_10219735863608736_1591295708269379584_n 68359597_10219735888489358_8652928722711609344_n 68881110_10219735898889618_4011289516462571520_n 68421182_10219735882529209_2200213451119263744_n 68538251_10219736040013146_1549899095483613184_n

1


Etiketa: , , , , ,

Pas