Aktualitet

Foto/ Heshtja që fshehu tragjedinë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:47 - 03/07/20 |
mapo.al

Tragjedia e ndodhur dje në Kombinat, ku një familje pothuajse është shuar, kishte kohë që kishte nisur, por ishte mbajtur e fshehtë nga heshtja.


Hulumtimet e sotme të medias, kanë zbuluar se fqinjët dhe familjarët ishin shprehur të shqetësuar për izolimin e gjatë të nënës dhe dy vajzave. Kur policia ka trokitur një ditë në banesën e tyre, gruaja, e cila ka ndërruar jetë dje, është përgjigjur se ishte zgjedhja e tyre që qendronin brenda.


Familja Josifi, nga Përmeti, jetonte në atë zonë të Kombinatit me qira.


Dyshimet janë se njëra prej vajzave, Anisa kishte kohë që kishte ndërruar jetë, ndoshta një muaj, por mbahej me trajtim me uthull nga e ëma dhe motra tjetër, për të penguar dekompozimin.


Besohet se ato ishin ndjekëse të një rryme fetare dhe po aplikonin mos-ushqyerjen. Çka mendohet se është arsyeja që u ka marrë jetën.

Dje, pasi vëllai i nënës, Zhaneta, ka dhënë alarmin, policia ka shpërthyer derën e banesës dhe ka zbuluar tragjedinë.

Blerta, 33 vjeç, ka mbijetuar dhe është ende në jetë në Spitalin e Traumës. Dëshmia e saj pritet të jetë vendimtare për të zbardhur se çfarë ka ndodhur në këtë familje.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas