Aktualitet

FOTO/ Inaugurohet kompleksi rezidencial rus në Tiranë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:58 - 01/10/19 |
ro ot

Rusia do të ketë në Tiranë një lagje të veten. Kompleksi me vila dhe ambasada e re janë vendosur në një zonë të gjelbërt në periferi të Tiranës.







Përfundimet e punimeve janë inauguruar më 27 shtator, ku të pranishëm ishin përfaqësues të trupit diplomatik rus dhe zyrtarë shqiptarë. Plot 300 të ftuar.







Kompleksi rus përbëhet nga disa godina, që siç tha ambasadori do të shërbejnë për stafin e ambasadës dhe familjet e tyre për të punuar dhe pushuar.





Ndërkohë, ambasadori Karpushin do të largohet nga Shqipëria pasi ka përfunduar mandatin e tij 5 vjeçar.

“Kryeqyteti i Tiranës tashmë ka edhe një qytezë tjetër ambasadoriale të vërtetë, e cila përfaqëson në vetvete një perlë arkitekturore, për të cilën, jam i sigurtë, nuk do të turpërohet as Ambasada, as Bashkia e Tiranës, aq më tepër ndërtuesit”, u shpreh ambasadori, i cili falenderoi në mënyrë të veçantë Erion Veliajn për ndihmën dhe mbështetjen në zgjidhjen e të gjitha çështjeve për ndërtimin e kompleksit.

Lexo edhe :  Veliaj: Historike, 27 shtatori e gjen Tiranën me 10 shkolla të reja

1


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas