Që prej orës 11:00 përballë Universitetit Politeknik po mbahet protesta e pedagogëve.
Pjesë e protestës është bërë edhe ish-deputetja e Partisë Socialiste, Mimoza Hafizi. Ish-deputetja, e cila është edhe pedagoge në Departamentin e Fizikës është fotografuar në krah të kolegëve të saj në protestë tek Korpusi Universitar.
Kujtojmë se, pedagogët kanë hyrë në javën e dytë të bojkotit mësimor, ndërsa qeveria ka deklaruar një rritje page prej 15%.
Mirëpo, stafi akademik e ka refuzuar këtë ofertë të qeverisë, duke pretenduar se paga duhet të jetë minimalisht sa në Kosovë.