Më poshtë do shihni disa foto prekëse nga festa e një pacienti me kancer, ku ai u martua me partnerin e tij, ndërkohë që i dha lamtumirën miqve dhe dëgjoi muzikë dhe poezi para se të merrte një injeksion vdekjeprurës.
I moshuari ka vendosur vetë që t’i japë fund jetës, bazuar në “ligjin e dinjitetit”, ku çdo person ka të drejtë të vendosë vetë për jetën e tij.
Robert Fuller, 75 vjeç, vdiq në 10 maj në banesën e tij në Seattle.
Më herët gjatë ditës, ai u martua me Reese Baxter-Fuller, duke treguar histori me miqtë e vjetër.
Fuller ishte diagnostikuar me një lloj kanceri agresiv një muaj më parë. Në vend që të kalonte ditët e tij të fundit duke bërë kimioterapi, ai vendosi t’i japë fund vuajtjeve. /dailymail/