Aktualitet

Arrestohet vëllai i Arben Isarajt, qëlloi me armë zjarri në ajër








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:07 - 09/04/19 |
mapo.al

Policia e Tiranës ka arrestuar vëllain e Arben Isarajt, Altin Isaraj. Gazeta Mapo mëson se mbrëmjen e djeshme Altin Isaraj ka qëlluar me armë zjarri në ajër, pranë rrugës së Rezervave të Shtetit. Altin Isaraj ishte në masën e sigurisë “Arrest Shtëpie”, por përveçse ka shkelur këtë masë, ka qëlluar edhe me armë zjarri në ajër. Uniformat blu kanë sekuestruar pistoletën me të cilën qëlloi Altin Isaraj, pasi u njoftua nga qytetarët. Në momentin e arrestimit Altin Isaraj ka qënë i shoqëruar nga të rinjë që ishin vëllezër me njëri-tjetrin. 48-vjeçari është arrestuar një vit më parë me akuzat për “trafikim të armëve dhe municioneve” dhe “shpërndarje të lëndëve narkotike”. Pikërisht arrestimi i Altin Isarajt, ka qënë dhe shkaku që Arben Isaraj dha dorëheqjen si Drejtor i Patentave. Arben Isaraj ka qënë më parë deputet dhe zv.ministër.



Kush është Altin Isaraj


Emri i Altin Isarajt është mjaft i njohur. Në vitin 1995 ai u akuzuar së bashku me Artan Muçën dhe Artan Manarin, se ekzekutuan Altin Çelmetën. Por më pas u shpall i pafajshëm Gjithashtu ai është ndaluar shumë herë të tjera për ngjarje të rënda mes grupeve kryesore të kryeqytetit veçanërisht në fund të viteve 90-të dhe 2000.




Gjatë fushatë elektorale për zgjedhjet e vitit të shkuar, Lëvizja Socialiste për Integrim denoncoi publikisht  vëllanë e zv/ministrit të Drejtësisë në atë periudhë, se po ushtronte terror dhe presion nga Vlora për në Gjirokastër, ndaj votuesve në favor të Partisë Socialiste. Në të gjitha rastet që Altin Isaraj ka rënë në duart e organeve ligj-zbatuese dhe të drejtësisë, ai ka shpëtuar si i sëmurë psikik dhe zotëron ende një kartelë të tillë. Arrestimi i tij një vit më parë u bë pasi iu gjet një sasi kokainë në makinë.



Njoftimi i Policisë


Bashkëpunimi komunitet-polici vë në pranga një 48-vjeçar për armëmbajtje pa leje i cili ishte dhe me masë sigurie “arrest shtëpie”.

Sekuestrohet armë zjarri pistoletë e municion luftarak.

Shërbimet e policisë të komisariatit nr.1, arrestuan në flagrancë shtetasin:

A. I., 48 vjeç, banues në Tiranë (me masë sigurie “arrest shtëpie” për veprat penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike” dhe Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”).

Në sallën operative ka ardhur telefonatë nga qytetarët se në rrugën e rezervave të shtetit është qëlluar në ajër me armë zjarri nga një mjet. Shërbimet e policisë në bazë të karakteristikave të dhëna kanë bërë ndalimin e mjetit me drejtues shtetasin A. I., dhe pasagjer shtetasit R. E., 15 vjeç dhe E. E., 27 vjeç (vëllezër).

Në mometin e kontrollit policia ka gjetur një armë zjarri pistoletë e cila i përkiste shtetasit A. I.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale:

Mjetin; një armë zjarri pistoletë; dy krehëra dhe 21 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në ngarkim të shtetasit A. I., për veprat penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” parashikuar nga nenet 278 dhe 323 të Kodit Penal.

Pistoleta e Altin Isarajt

1


Etiketa: , ,

Pas