Mapo ka siguruar fotot e dy kontenierëve me banane, brenda të cilëve ishte fshehur lënda narkotike e llojit kokainë. Kontenierët ishin nisur nga Ekuadori me destinacion final Durrësin, por më parë kishin ndaluar në Pire. Atje policia greke në bashkëpunim me DEA-n amerikane (antidroga) sekuestroi drogën, e më pas e zëvendësoi me pako orizi ku dhe vendosi GPS për të gjurmuar kontenierët.
Më pas u koordinua puna me autoritetet shqiptare. Kjo për shkak se duhej të bëhej dorëzimi i kontrolluar i mallit në mënyrë që të arrestoheshin trafikantët.
Lexo më shumë: KOKAINA/ Në port mbetet orizi, trafikantët zhduken: Po ju ndjekin!