fbpx

Aktualitet

FOTO/ Krim pasioni, sherri mes dy burrave për gruan e martuar






               Publikuar në : 10:55 - 10/10/19 |
mapo.al

Ngjarja që tronditi Kavajën është një krim pasioni. Këtë e konfirmon policia, e cila në një njoftim për mediat thotë se “Bledar Toçi, 31 vjeç ka vrarë me armë zjarri Dritan Haxhollin 38 vjeç, për motive xhelozie”.


Shkak për konfliktin që degjeneroi në përdorimin e armëve dyshohet se u bë një grua. Marsida Qatja ka patur një lidhje jashtë martesore me 38-vjeçarin që mbeti i vrarë, Dritan Haxhollin. Javët e fundit ajo i kishte dhënë fund lidhjes me të. Gjatë natës, Marsida me Dritanin kanë shkëmbyer mesazhe, ç’ka ka shtuar dozën e zemërimit tek Dritani, i cili është nisur me një kallashnikov në dorë drejt banesës së saj.



Marsida ka thirrur në ndihmë 31-vjeçarin Dritan Toçin, me detyrë Shef i Sigurisë së Brendshme pranë burgut të Durrësit. Ky i fundit ka mbërritur në banesën e Marsidën bashkë me dy persona të tjerë. Dritan Haxholli ka shpërthyer derën e banesën dhe menjëherë ka qëlluar drejt burrave që ka gjetur në shtëpinë e ish-të dashurës. Toçi është kundërpergjigjur me armë, duke e lënë të vdekur në vend Haxhollin.

Mediat raportojnë se Marsida me Bledar Toçin (djalin që i doli në mbrojtje) ishin miq me njëri-tjetrin. Sakaq, mësohet se ajo është e martuar dhe me fëmijë, por burrin e ka në burg në Gjermani.

Policia tha se ka arrestuar autorin e krimit, shefin e sigurisë në burgun e Durrësit, Bledar Toçi, i cili ka marrë plagë të lehta gjatë konfliktit. Po kështu është arrestuar edhe vëllai i tij, B. T., 27 vjeç, pasi në banesë iu gjetën 7 doza kokainë.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor në lidhje me zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur në lagjen nr. 2, në Kavajë, ku pas një konflikti në banesën e shtetases M. Q., mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi D. H. dhe i plagosur shtetasi B. T. nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

B. T. 31 vjeç, banues në lagjen nr. 2, në Kavajë, me detyrë Shef i Sigurisë së Brendshme pranë burgut të Durrësit. Shtetasi B.T., pasi është konfliktuar me shtetasin D. H., ky i fundit për motive xhelozie ka qëlluar me armë duke e plagosur shtetasin B. T. Në kushtet e vetëmbrojtjes shtetasi B. T. ka qëlluar për vdekje me armë zjarri tip pistolete shtetasin D. H.( i dënuar më parë për krime kundër personit dhe për lëndë narkotike). Arrestimi i shtetasit B.T., për veprën penale “Vrasja me dashje”.

B. T., 27 vjeç, lindur e banues në lagjen nr. 2, në Kavajë ( vëllai i shtetasit B.T.), pasi gjatë kontrollit të banesës së shtetasit B. T. në lagjen nr. 2, në Kavajë iu gjetën dhe u sekuestruan me cilesinë e provës materiale një sasi e dyshuar lendë kokaine e ndarë në 7 doza që i përkisnin 27-vjeçarit. Arrestimi i tij për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale do të dërgohen në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme.

/Mapo.al

*Foto nga rrjetet sociale, Marsida Qatja dhe Bledar Toçi

*


Etiketa: , , , ,

Pas