Personi që shihni në foto është Eldi Çala, vëllai i Klement Çalës, të ashtuquajturit “mjeshtër i grabitjeve”, person me rekorde të theksuara kriminale në fushën e grabitjes në Shqipëri e Greqi.
Klement Cala është në kërkim prej kohësh ndërsa emri i të vëllait Eldit, doli në skenë pas grabitjes së 9 Prillit në Rinas.
Sipas dosjes së prokurorisë, Eldi Çala është personi që mori me qira servisin ku u modifikua furgoni i grabitjes “hetimi tatimor”. Policia ka arrestuar kushëririn e vëllezërve Çala, Alkond Bengasi i cili është kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë.
Vëllezërit Çala janë të dy në kërkim nga policia. Të dyshuarit e tjerë të grabitjes që janë arrestuar deri tani janë: Renaldo Sula, Saimir Çela, Alkond Bengasi dhe Oltion Veseli.
Lexo edhe:
Del para Gjykatës i arrestuari për grabitjen e Rinasit
(EMRI) Kush është ish-polici i përfshirë në grabitjen e Rinasit