Tuesday, March 21, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

FOTO/ Kush është Indrit Taullai, ish-anëtari i Bandës së Durrësit i dyshuar për vrasje

by mapo.al
07/12/2020
in Arkiva 2
0

Indrit Taullai është arrestuar në Kosovë për llogari të drejtësisë shqiptare. Ish-anëtari i Bandës së Durrësit, i dënuar me 25 vite burg, u lirua nga gjykatat shqiptare me pretendimin se vuante nga një sëmundje e rëndë.

Por duket se lirimi nga qelia ka bërë që Indrit Taullai të përfshihet sërish në vrasje. Gazeta Mapo mëson se Indrit Taullai u arrestua në Prizren pasi dyshohet si i përfshirë në një vrasje në Shqipëri.



Ende nuk dihet ngjarja kriminale, por Prokuroria dhe Policia kanë prova për rolin e tij në vrasje, që dyshohet se është bërë në Durrës.

Indrit Taullai udhëtoi në datën 5 Dhjetor drejt Kosovës. Më datën 6 Dhjetor, Interpol Tirana nxorri urdhër-arrestin dhe ai u arrestua nga Policia e Kosovës në Prizren.

Ka dyshime se Indrit Taullai ka marrë informacion për hetimet prandaj ka zgjedhur të largohet nga Shqipëria.

Indrit Taullai është pjesë e grupit famëkeq “Banda e Durrësit”.

Ata u akuzuan për një sërë vrasjesh, por sot janë të lirë. Lul Berisha, Plaurent Dervishaj, Julian Meçe, Adriatik Coli, Indrit Dokl dhe Indrit Taullai kanë fituar lirinë nga gjykatat shqiptare.

Krimet e Bandës së Durrësit

17 tetor 1998
Organizata kriminale e drejtuar nga Lulzim Berisha dhe Klodian Saliu akuzohet për vrasjen e shtetasit Dritan Sallaku, më 17 tetor të vitit 1998.

29 tetor 1998
Pa kaluar as dy javë nga vrasja e parë, mbi bandën e Durrësit rëndon akuza e dy vrasjeve të tjera. Bëhet fjalë për ekzekutimin e shtetasve Viron Curri e Arjan Paja më 29 tetor 1998. Në këtë ngjarje u plagos edhe Marsel Sotiri.

22 gusht 1999
Një vit më vonë, i vetmi person që arriti t’i mbijetojë atentatit të 29 tetorit 1998. Ai që mbeti i plagosur një vit më parë, Marsel Sotiri, më u ekzekutua në një pritë, në lagjen Plazh të qytetit të Durrësit.

9 korrik 2000
Prokuroria akuzon bandën për një tjetër vrasje. Këtë herë për atentatin ndaj Dritan Dishës. Kjo vrasje ka ndodhur më 9 korrik 2000 në fshatin Shënavlash të Durrësit.

14 janar 2002
Një tjetër vrasje i është faturuar organizatës kriminale Berisha-Saliu. Më 14 janar të vitit 2002 i kanë zënë pritë dhe më pas është ekzekutuar shtetasi Ervin Lame në lagjen numër 3 të Durrësit

2003
Në vitin 2003, si pasojë e kontradiktave të brendshme, organizata është ndarë në dy organizata të tjera, të kryesuara respektivisht nga Lulzim Berisha dhe Klodian Saliu. Të dyja këto organizata tashmë janë bërë rivale të njëra- tjetrës duke filluar një luftë ndërmjet tyre.

26 shkurt 2005
Pas kësaj ndarjeje, organizata e kryesuar nga Lulzim Berisha ka marrë hak ndaj rivales së saj duke organizuar atentatin për vrasjen e Klodian Saliut. Një nga ish-bashkëpuntorët më të ngushtë të Lul Berishës, Saliu u vra 26 shkurt të vitit 2005, pranë fshatit Maminas të rrethit të Durrësit.

13 tetor 2005
9 muaj më pas ka ardhur edhe kundërpërgjigja e ish- organizatës së Klodian Saliut. Tashmë ajo drejtohet nga Indrit Dokle, i cili akuzohet se ka kryer vrasjen e Avni Gashit, më 13 tetor 2005 në Tiranë. Pas vrasjes, trupi i Gashit është hedhur në fshatin Romanat të Durrësit.

30 tetor 2005
Hakmarrja e grupit të kryesuar tanimë nga Indrit Dokle nuk është ndalur me kaq, por 27 ditë më vonë ai ka organizuar vrasjen e Ilir Kolgjinit, mik i Lul Berishës.

Vrasja ka ndodhur më 30 tetor të vitit 2005 pranë stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”. Seriali i vrasjeve u bë edhe më i qartë kur në pranverën e vitit 2006 u arrestuan shtatë persona, mes të cilëve katër të akuzuar si vrasës me pagesë.

6 prill 2006

Data e mësipërme do të shënontë goditjen e një prej bandave më të rrezikshme në vend në Tetovë. Lulzim Berisha, njeriu që e drejtoi për 10 vjet me radhë “bandën e Durrësit” mes vrasjesh e trafiqesh droge dhe armësh do të arrestohej në Maqedoni pas një urdhëri ndërkombëtar arresti të lëshuar nga Shqipëria.

16 anëtarët e ish-Bandës famëkeqe në Durrës u dënuan në total me 245 vite burgim nga gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, vendim i lënë në fuqi dhe nga Apeli ndërsa pas rekursit në Gjykatën e Lartë i vetmi që s’ka mundur t’i shpëtojë burgimit për jetë ishte Indrit Dokle, që u lirua dje.

Tags: Indrit Taullai

JU SUGJEROJME

Përse qeveria s’mundet ta ndalojë emigrimin e mjekëve dhe infermierëve?
Arkiva 2

Përse qeveria s’mundet ta ndalojë emigrimin e mjekëve dhe infermierëve?

06/03/2023
Bëmat e “mbretit” që ekzekutoi 61 persona dhe ishte shkaktar i mbi 300 të vrarëve
Arkiva

Bëmat e “mbretit” që ekzekutoi 61 persona dhe ishte shkaktar i mbi 300 të vrarëve

02/03/2023
1 apo 14 marsi Dita e Verës, tradita pagane që kapërcen shekuj për të “dëfryer” me festat e besimeve monoteiste
Arkiva

1 apo 14 marsi Dita e Verës, tradita pagane që kapërcen shekuj për të “dëfryer” me festat e besimeve monoteiste

01/03/2023
Aksidentohet një tjetër autobus urban, panik tek qytetarët
Arkiva 2

Aksidentohet një tjetër autobus urban, panik tek qytetarët

27/02/2023
Next Post
Gjyqtarët refuzojnë padi zgjedhore në Miçigan dhe Xhorxhia

Gjyqtarët refuzojnë padi zgjedhore në Miçigan dhe Xhorxhia

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
  • Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
  • Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike
  • 10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In