Në jahtin e gjetur pak ditë më parë 12 milje larg Shëngjinit, Policia Kufitare gjeti disa dokumenta që mbanin emrin e një shtetasi turk, Sevgin Javuz. Ajo hodhi dyshimet se ai mund të ishte pronari i mundshëm, por pa arritur t’a konfirmojë dot për shkak se në jaht nuk ndodhej askush.
Për turkun Sevgin Javuz, policia ka nisur kërkimet, në bashkëpunim me homologët e saj në Ankara si dhe me Interpol Tirana.
Nga të dhënat e monitorimi të lundrimit të mjeteve, jahti Atik Bey, në datën 30 gusht ka qenë në Budva.
Po në këtë datë, në Budva të Malit të Zi, ka qenë edhe pronari i saj, Nedim Akyuz, i cili ka postuar një foto të tijën në Instagram.
Javën e fundit të gushtit, jahti ‘Atik Bey’, ka qenë duke lundruar në ujërat territoriale të Kroacisë.
Në datën 24 gusht, Nedim Akyuz, ka hedhur një tjetër foto në Instagram duke lundruar në detin poshtë një ure në Kroaci, e cila quhet ura KRKA.
Një tjetër sistem monitorimi i cili regjistron lundrimet e mjeteve detare, tregon që në datën 3 korrik të këtij vitit, jahti Atik Bey, ka qenë në NAXO të Greqisë. Po në të njëjtin vend dhe në të njëjtën datë, pronari i saj Nedim Akyuz ka hedhur një tjetër foto në rrjetin social instagram.
Vitin e kaluar, kompania që ka shitur Jahtin e llojit kataraman, ka postuar një fotot të tijën, ku është përmendur edhe emrin e jahtit dhe të pronarit të saj.
Më pas, e njëjta kompani ka postuar një video në instagram ku shkruhet emri i jahtit dhe shihet dikush që luan golf mbi të. Sipas kërkimeve, ai rezulton të jetë Nedim Akyuz.
Ky i fundit, nga kërkimet rezulton se është biznesmen në fushën e tekstileve i cili e zhvillon aktivitetin e tij në Turqi.
Ajo çka ende mbetet mister është nëse ka qenë Sevgin Yavuz i cili drejtonte jahtin atë ditë, apo ka qenë dikush tjetër.Top Channel
Lexo edhe:
Ja fotot dhe detajet befasuese nga jahti i braktisur në Shëngjin