Erlinda Lesi është vajza shqiptare, që tashmë njihet për miqësinë me familjen Ferragni, pasi shfaqet shpesh në rrjetet e tyre sociale.
Sot Erlinda ka ditëlindjen dhe shoqja e saj, Francesca Ferragni ka zgjedhur që ta urojë me një foto, ku shihen të dyja të lumtura. Ndërsa nuk ka munguar as një urim në shqip.
“Tanti auguri alla mia dolce Lindush, edhe 100 bukuroshe”, shkruan Francesca Ferragni, motra e blogeres së famshme italiane, Chiara Ferragni. /Liberale.al