Aktualitet

Foto, kush janë dy ish-zyrtarët e lartë që u arrestuan në Shkodër




               Publikuar në : 14:27 - 15/03/19 |
mapo.al

Ish-kancelari i Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, Artan Dragani, si dhe ish-kreu i Drejtorisë së Patentave në Shkodër, Ilir Sokoli, janë mes personave që u arrestuan në Shkodër si pjesë e grupit që jepnin para me fajde.


Gjithashtu në hetim janë dhe efektivi i Policisë Ergys Lohja dhe noterja Valbona Hajdari. Artan Dragani, i cili ka mbajtur postin e kancelarit të Gjykatës së Shkallës së Parë në Shkodër, tashmë i arrestuar, rezulton të jetë dënuar për aksidentimin për vdekje të një gruaje.

Por nga hetimet e kryera nga Ministria e Drejtësisë kohë më parë, kur Dragani ishte ende në detyrë, ka rezultuar se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, në shkelje të ligjit nuk ka përcjellë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve shkurtimin e vendimit penal të formës së prerë për dënimin e Artan Draganit, që mbante postin si kancelar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Për pasojë, në Regjistrin e Gjendjes Gjyqësore, ky shtetas rezultonte në mënyrë të paligjshme si i padënuar nga gjykatat penale shqiptare. Nga ana tjetër, mësohet se në atë kohë kancelari quhej Artan Dragani, ndërsa tani ka një ndryshim te mbiemri në Artan Dragoni.

Sakaq, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, iu drejtua që më 21 dhjetor të 2017-ës kryetarit të atëhershëm të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor në Shkodër, Arben Zefit, lidhur me mosdërgimin e vendimit të shkurtuar penal të formës së prerë për dënimin e shtetasit Artan Dragani.

Në atë kohë, ministrja Etilda Gjonaj kërkoi hetim disiplinor për kryetarin e Gjykatës së Shkodrës lidhur me këtë çështje, ku përfshihej ish-kancelari Dragani. Pak kohë pas kësaj deklarate të ministres Gjonaj, Artan Dragani u largua si kancelar i Gjykatës së Shkallës së Parë në Shkodër. Ilir Sokoli është një tjetër i arrestuar.

Sipas Policisë Vendore, 38-vjeçari po tentonte që të kalonte kufirin nga Shqipëria drejt Kosovës, por u arrestua në PikënKufitare të Morinës nga forcat e Policisë, pasi ishte shpallur në kërkim për operacionin “Maranaj”. Sokoli për rreth dy vite mbajti postin e drejtorit të Patentave në Shkodër, në kohën e koalicionit PS-LSI, teksa ishte përfaqësues i LSI-së në Shkodër. Pas prishjes së koalicionit, Sokoli u shkarkua nga ai post.

Ndërsa noterja Valbona Hajdari dyshohet se ka bërë disa prej kontratave të huadhënies mes personave të arrestuar dhe qytetarëve të tjerë apo kalimin e pronësive të ndryshme, gjë për të cilën është pezulluar nga detyra. Hajdari edhe më përpara ka pasur akuza apo dyshime për shpërdorim detyre, por pa u dënuar asnjëherë.

Ilir Sokoli

Artan Dragani

 

Lexo edhe:

Si u zbulua banda e fajdexhinjve, roli i ish-Prefektit Radovani


Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas