Astrit Bilali dhe Brahim Bilali janë dy vëllezërit të cilët janë ekzekutuar tek dera e shtëpisë në lagjen Kiras në Shkodër. Dy të moshuarit ishin duke dalë nga banesa, kur dy persona të maskuar janë afruar dhe i kanë vrarë.
Autorët kanë përdorur një makinë Benz për të kryer atentatin dhe më pas janë larguar në zonën e Livadheve në Shkodër, ku kanë djegur automjetin.
Sipas të dhënave të Policisë Astrit Bilali dhe Brahim Bilali nuk kanë patur konflikte. Por, djali i Astrit Bilali, Astmer Bilali, është arrestuar si pjesë e grupit “Bajri”. Pikërisht kjo është dhe pista kryesore e hetimeve.
Brahim Bilali
Astrit Bilali
Lexo edhe:
Përplasje bandash në Shkodër, vëllezërit vriten tek dera e shtëpisë