Aktualitet

Foto/ Ky është biznesmeni që u ekzekutua në Fier














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:58 - 24/10/21 |
mapo.al

Personi në foto është biznesmeni Demir Backa 57-vjeç, i cili u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në qytetin e Fierit. Backa ishte një emër i njohur në Fier, pasi kishte edhe një lokal në qendër të qytetit. 57-vjeçari ditën e sotme në orën 15:00 do të përcillet për në banesën e fundit.






Por si u ekzekutua?
Në momentin e atentatit viktima ndodhej në makinën e tij tip “Audi” kur është përballur me një makinë tip “Benz” nga e cila e qëlluan me breshëri plumbash.


Pak minuta pas ngjarjes uniformat blu gjetën në fshatin Daullas të djegur një makinë tip “Benz” e cila dyshohet se u përket autorëve, që dyshohet se janë larguar drejt Vlorës.







Ndërkohë policia ngriti disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Fierit për të bërë të mundur kapjen e autorëve, por deri tani nuk ka asnjë të arrestuar.

Lexo edhe :  Del VIDEO/Si u ekzekutuan në atentatin e Astirit Erigers Mihasi dhe shoku i tij



Gjithashtu janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë përreth zonës ku ndodhi atentati për të bërë të mundur identifikimin e autorëve.



1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas