Kronika

FOTO/ Ky është i moshuari që u ekzekutua dje në Fushë Prezë, punonte si taksist








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:56 - 04/08/20 |
mapo.al

71-vjeçari Abdulla Budlla u ekzekutua me breshëri kallashnikovi pasditen e djeshme pranë makinës së tij në Fushë Prezë, në kryqëzimin që të çon drejt aeroportit të Rinasit.


Viktima ishte banues në fshatin Ahmetaq të Tiranës, ndërsa punonte si taksist, por i palicencuar. Personi që shihni në foto është Abdulla Budlla.


Nisur nga dëshmitë e para që janë marrë nga Policia pranë vendit të ngjarjes, i moshuari dyshohet se është qëlluar për vdekje nga një makinë në lëvizje, që më pas është “zhdukur” me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.


“Në Fushë Prezë, në kryqëzimin me rrugën e Rinasit, një shtetas 71 vjeç është konstatuar i shtrirë në anë të rrugës, i cili ka ndërruar jetë. Paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor që vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga një mjet në lëvizje. Viktima quhet Abdulla Budlla, 71 vjeç, nga fshati Ahmetaq, Njësia Prezë. Në vendngjarje është gjetur edhe mjeti që lëvizte viktima, por vetë ai është gjetur i vrarë jashtë mjetit“, bëri të ditur policia dje.



Detaje nga ngjarja
Rreth orës 16:45 Policia e Tiranës është njoftuar për një trup të pajetë që ishte konstatuar nga kalimtarët në Fushë-Prezë, pranë kryqëzimit me rrugën e Rinasit. Dëshmitarët u kanë treguar policëve të parë që kanë mbërritur në vendngjarje që kanë dëgjuar të shtëna arme zjarri dhe kanë parë një makinë që largohej me shpejtësi. Zyrtarisht Policia thotë se 71- vjeçari Abdulla Budlla është vrarë në rrethana të paqarta. Nga verifikimet paraprake që janë kryer nga Policia, nuk rezulton që i moshuari të ketë precedentë të mëparshëm penalë.

Punonte si taksist pranë aeroportit të Rinasit
Nuk dihen ende motivet e vrasjes së 71-vjeçarit, Abdulla Budlla. Ai punonte si taksist pranë aeroportit të Rinasit me automjetin e tij privat. Gjithashtu janë verifikuar edhe tre djemtë e tij, dy prej të cilëve jetojnë jashtë vendit me familjet, që po ashtu rezultojnë pa probleme me drejtësinë. E po kështu, edhe djali tjetër, i cili jeton në fshatin Ahmetaq dhe punon si taksist pranë Aeroportit të Rinasit nuk rezulton me precedentë. I moshuari punonte si taksist pa licencë, duke transportuar fshatarët në zonë. Vendi ku ka ndodhur krimi nuk është i mbuluar me kamera sigurie, çka e bën më të vështirë për hetuesit zbardhjen e autorëve të ngjarjes.

Telefonata
Të njëjtat burime thanë se të moshuarit dyshohet se i është bërë paraprakisht një telefonatë, që e ka detyruar të dalë nga makina dhe më pas është qëlluar me armë zjarri nga një distancë prej 4- 5 metrash nga një makinë në lëvizje. Viktima ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.


Etiketa: , , ,

Pas