Ky është Santiago Malko, ish-polici që u vra mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Malko u ekzekutua nga dy persona në kryeqytet. 26-vjeçari Santiago Malko ka qenë pjesë e patrullës së përgjithshme të policisë. Ai ka qënë edhe pronar i disa pikave të basteve dhe njihej ndryshe si ‘bosi i lojrave të fatit’. Gjithashtu, është përfshirë në një sherr me dy vëllezërit Lashi në vitin 2016, për një borxh prej 1 mijë eurosh.
Autorët e kanë ndjekur për më shumë se 30 minuta Santiago Malkon në Tiranë, teksa ai ishte duke lëvizur me makinë. Ekzekutimi është zgjedhur të bëhet në rrugën “Xhanfize Keko”, pasi ishte më i lehtë largimi.
Pas atentatit autorët kanë djegur makinën furgon në fshatin Ferraj. Brenda automjetit policia ka gjetur edhe armën e krimit, kallashnikovin, por që është e vështirë të zbulohen gjurmë, për shkak se mjeti është shkrumbuar.
Santiago Malko
10 personat e shoqëruar deri më tani nga policia nuk kanë zbuluar prova që mund të çojnë drejt arrestimit të autorëve.
Një person me inicialet D.A është shpallur në kërkim, por nuk dihet nëse uniformat blu kanë prova, apo kërkojnë të marrin vetëm dëshminë e tij.
Lexo edhe:
Si në filma, atentati ndaj ish-policit me ndjekje dhe disa breshëri
Kush është Santiago, ish-polici, mik i Ervis Martinajt (Detajet)