Aktualitet

Foto-lajm/ 5 vjeç ushtar, tragjedia e fëmijëve në shtetin e “luftëtarëve”





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 18:20 - 28/01/20 |
mapo.al

Një grup i të drejtave të njeriut publikoi këtë javë fotografi të fëmijëve të vegjël, duke filluar nga pesë vjeç, që mësojnë se si të përdorin armët, në një prej krahinave më të rrezikshme të Meksikës. Pamjet e vogëlushëve në shtetin jugperëndimor Guerrero, që ironikisht në spanjisht do të thotë “luftëtari”, bënë xhiron e botës me shpejtësi. Fëmijët, të gjithë djem, shihen ndërsa praktikojnë si të gjuajnë me pushkë dhe pistoleta, për t’u përdorur më pas nga grupe civilësh të armatosur kundër karteleve të drogës.


Një ditë pas publikimit të fotografive, Presidenti i Meksikës Andrés Manuel López Obrador, befasoi jo pak vetë kur u duk se e mbrojti këtë praktikë, duke thënë se edhe kartelet e drogës rekrutojnë fëmijë të vegjël. Çështja ka ndezur debatin publik në vend, pasi grupimet e të drejtave të njeriut thonë se përdorimi i fëmijëve në përballje të armatosura kërcënon jo vetëm sigurinë e tyre, por edhe shëndetin mendor.



Fëmijët, mosha e të cilëve varionte nga 5 deri në 15 vjeç, stërviten ne qytezën Alcozacán në shtetin Guerrero, pak kilometra nga vendi ku një bandë trafikantësh droge kishte vrarë 10 persona duke u djegur trupat. Banorët thanë se fëmijët janë të domosdoshëm për të ruajtur qytezat dhe fshatrat nga këto grupe.


<
>
23849240-7923611-image-a-128_1579932423367 23849242-7923611-image-a-101_1579932269210 23849250-7923611-image-a-124_1579932414724 23849254-7923611-image-a-127_1579932417667 23849272-7923611-image-a-98_1579932248371 23849278-7923611-image-a-90_1579932227680 23849292-7923611-image-a-85_1579932211231 23849296-7923611-image-a-83_1579932207878 23849300-7923611-image-a-81_1579932172052 23849302-7923611-image-a-79_1579932169400 23849304-7923611-image-a-78_1579932166902 23849306-7923611-image-a-72_1579932148280 23849308-7923611-image-a-76_1579932163801 23849310-7923611-image-a-69_1579932144034 23849312-7923611-image-a-73_1579932159630


Etiketa: , ,

Pas