Një aksident i fortë sapo ka ndodhur në rrugën që të çon në Peqin. Dy makina janë përplasur kokë më kokë.
Mësohet se shkaqet e aksidentit kanë qenë shpejtësia e lartë dhe lagështia në rrugë prej motit.
Ngjarja u regjistrua në aksin rrugor Elbasan–Peqin, te kryqëzimi i Gjocajve, Peqin, ku mjeti tip “Audi” është përplasur me mjetin tip “Benz”.