Këtë pasdite një aksident rrugor ka ndodhur pranë mbikalimit të Kopshtit Botanik. Dyshohet se një automjet ka devijuar nga autostrada si pasojë e lagështirës në rrugë, duke u përplasur me trafikndarësen.
Ende nuk ka informacion mbi personat e përfshirë në këtë aksident. MAPO sjell pamjet nga vendi ku ka ndodhur aksidenti, ku shihet qartë mjeti tip “BMW” i dëmtuar.
Lajmi në përditësim…
/MAPO.AL/