Aktualitet

Foto-lajm/ Çfarë po “gatuajnë” socialistët në Parlament














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:28 - 11/11/19 |
ro ot

Ka nisur seanca e sotme plenare ku në rend të ditës është një pikë mjaft e nxehtë: Votimi për anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese. Zgjedhja e gjyqtarëve ka hapur një front të ri beteje mes Presidentit dhe Qeverisë.






Meta u ka dërguar një mesazh deputetëve ku u kërkon të votojnë vetëm 1 anëtar të Kushtetueses, ndërsa Taulant Balla është shprehur se sot do votohen 2 anëtare të Kushtetueses.


Sakaq, fotografët që ndodhen në sallën e parlamentit kanë kapur momente kur kreu i i grupit të PS, Balla lëviz sa në një tavolinë në tjetrën. Ai shihet teksa konsultohet me kreun e komisionit të ligjeve Ulsi Manja, deputetin Alket Hyseni, si dhe Vasilika Hysin.





Pas kësaj bisede Balla ka kaluar në kampin e opozitës së re dhe është parë duke biseduar me deputetin Adratik Alimadhi dhe përfaqësues të tjerë të opozitës. Kujtojmë se votimi për anëtarin e Kushtetueses kërkon shumicë me 3/5 e votave. Seanca po vijon me diskutime dhe më pas do kryhet votimi.

Lexo edhe :  Berisha 'non grata', Balla: S’duhet koment, ta lëmë vendimin të bukur siç është


<
>
ba-1 b1-5 b3-1

Lexo edhe:



Meta mesazh deputetëve: Kujdes nga marifetet e individëve të verbër

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas