Djali i Azem Hajdarit, liderit të Lëvizjes së Dhjetorit, edhe këtë herë ishte në protestën e opozitës. Kiri Hajdari u fotografua në krah të kreut të PD, Lulzim Basha.
Ai ka marrë fjalën dhe është ngjitur në podium, duke thënë se “amaneti i Azem Hajdarit do shkojë deri në fund… liri demokraci”.
Edhe në protestën e shkuar ai ishte përkrah Bashës. Ndërkohë, motra e tij, Rudina Hajdari ende nuk ka vendosur për lënien ose jo të mandatit.
Vetë Rudina ka reaguar disa herë në rrjetet sociale, duke thënë se është duke u menduar, ndërkohë që ka treguar te ndërkombëtarët se nëse nuk e dorëzon mandatin, do ta përjashtojnë nga PD, një gjest denoncues nga ana e saj për partinë ku bën pjesë.
Por vëllai i saj Kiri Hajdari duket se është në një mendje me vendimin e Lulzim Bashës dhe opozitës së bashkuar. Në protestën e zhvilluar para Parlamentit ku u bë edhe djegia e madanteve, ai ishte prezent, në mbështetje të aktit ekstrem dhe të pazakontë për politikën shqiptare, hap që motra e tij nuk e ka ndërmarrë akoma.