Aktualitet

FOTO-LAJM/ Duke ikur nga Tirana, si te filmi 2012






               Publikuar në : 23:48 - 22/09/19 |
mapo.al

Fotoja që po shikoni i përket “Unazës së Madhe” të Tiranës. Vargu i automjeteve nga njëri krah i autostradës Tiranë-TEG i përket kryeqytetasve të cilët po lënë shtëpitë e tyre nga alarmi i tërmeteve të fuqishme.


Skenë e denjë si te filmi që parashikon apokalipsin e tokës, 2012.



Vargu i automjeteve duke u larguar nga Tirana

Gjithçka erdhi pas alarmit të rremë në rrjetet sociale se Tirana do të goditej në orën 23:30 nga një tërmet shkatërrues me forcë 6 ballë. Në fakt, ora 23:30 ka kaluar dhe asnjë lëkundje sizmike nuk është regjistruar.

Qeveria, kryeministri Edi Rama dhe Ministria e Mbrojtjes e kanë quajtur të rremë njoftimin e shpërndarë në rrjetet sociale dhe më pas të kthyer në lajm nga disa portale.

LEXO EDHE:

Pritet tërmet i fuqishëm 6 ballë? Qeveria: Alarm i rremë


Etiketa:

Pas