Shkrimtari i njohur Fatos Kongoli ka vizituar stendën e botimeve UET-press te Panairi i Librit.
Shkrimtari ka vlerësuar kontributin e këtij enti botues për të mbështetur letërsinë shqipe dhe autorët shqiptarë.
Kongoli u takua me Alda Bardhylin dhe shkrimtarët Alfred Peza e Vera Bekteshi.
Kongoli dukej në gjendje të mirë shëndetësore pas operacionit që pati pak muaj më parë.