Prezantuesi Ermal Mamaqi ishte i ftuari i radhës në Forumet e Universitetit Europian të Tiranës, ku foli për shumë gjëra përpara të pranishmëve.
Nga një humorist dhe këngëtar, tashmë Mamaqi është një biznesmen dhe prezantues i suksesshëm. Teksa fliste, studentëve u ka rënë në sy ora Rolex, të cilën ndoshta nuk do e blinte po të mos ishte për faktin se siç tregoi ai para studentëve, doli nga zona e rehatisë dhe guxoi të bënte biznes.
“Unë jam larguar nga Portokallia kur Portokallia ishte në kulmin e suksesit dhe grupi që ishim unë, Genti dhe Juli ishim në kulmin e suksesit. Ky ishte ai momenti kur unë bëra hapin e madh në jetë”.
http://www.mapo.al/ermal-mamaqi-ne-forumet-uet-juli-dhe-genti-nuk-flasin-i-kam-ftuar/
“Ishte viti 2007 kur unë vendosa të jem financiarisht i pavarur. Domethënë kur unë vendosa që fitimet e mia pasive të ishin më të mëdhaja se shpenzimet e mia. Kush e kupton pak biznesin, e kupton se për çfarë po flas. Unë vendosa të bëj biznes. Ky ishte momenti kur dhe prindërit e mi më thonin që ti je çmendur. Çdo njeri që takoja më thoshte që ti je i çmendur që po lë Portokallinë. Njerëzit po ‘vriten’ që të futen këtu. Ti je në majën e suksesit. Por kjo është ajo që njerëzit e veçantë, që njerëzit e suksesshëm bëjnë. Kur ti prek majën e suksesit dhe ndjen që je në zonën e rehatisë, atëherë është momenti kur duhet të kesh frikë. Zona e rehatisë është ai momenti kur ti fillon të ziesh deri sa të vdesësh. Le ta krahasojmë me eksperimentin e bretkosës. Nëse e marim një bretkosë të gjallë dhe e hedh në një tenxhere me ujë të zier, ajo bie aty dhe do kërcëjë. Po nëse e merr bretkosën dhe e hedh në tenxhere me ujë të ftohtë dhe e vë të ziejë dalëngadalë, bretkosa do të mbesë aty dhe do të vdesë sepse nuk e kupton gjendjen që po ndryshon. Kjo ishte ajo që po më ndodhte në Portokalli, fillova të kisha zonën time të rehatisë”.
http://www.mapo.al/ermal-mamaqi-ne-forumet-uet-mesazhi-i-vera-grabockes-kur-nisa-si-prezantues/
“Aty vendosa që të shkëputem dhe të bëj biznesin ‘Ami Event’. Krijuam kompaninë që është një nga kompanitë më të mira të organizimeve të eventeve tani në treg”.