Aktualitet

Foto Lajm/ Një shi i lehtë dhe ja si përfundojnë rrugët në Tiranë







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:53 - 23/09/20 |
mapo.al

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është tashmë i njohur për propagandën e tij se po e bën kryeqytetin një qytet evropian. Janë të shpeshta daljet mediatike të Veliajt me materiale të servirura të cilat janë të xhiruara me formate nga më të fundit, si ai i 4k dhe ku paraqet një kryeqytet që po ndërohet e lulëzon. Rrugët përshembull, kryebashkiaku na i paraqet si të shtruara, me vijëzime, me tabela dhe me hapësira për biçikleta.


Por qytetarët e Tiranës e dinë fare mirë se si qëndron realititi. Ata jetojnë në këto rrugë. E mjafton një ditë si kjo e sotmja, ku një shi i lehtë ra në kryeqytet  dhe propaganda del e larë dhe e zbuluar. Mjafton të shohësh rrugët “Pal Hasi” dhe Xhemal Sheh Abazi” që janë në zemër të Tiranës që pas shiut janë kthyer në kushte skandaloze.




Kur sheh që zemra e Tiranës është kështu, imagjinojeni si janë rrugët në periferi të Tiranës.




Etiketa: , , , ,

Pas