Kryeministri Edi Rama u pa me deputetin socialist Bashkim Fino, fill pasi mbërriti në Kuvend.
Pak para votimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, Rama zgjodhi të mos ulej në karrigen e tij, por të shkonte pranë deputetit.
Me një maskë të zezë në fytyrë, Rama bisedoi për pak minuta “kokë më kokë” me socialistin Fino.
Takimi i tyre dëshmohet nga fotografia e shkëputur nga kamerat e sallës.
1
Etiketa: bashkim fino, Edi Rama, Kodi Zgjedhor, parlament