Aktualitet

Foto-lajm/ Pas largimit të “Ciaras”, “Dennis” godet Britaninë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:42 - 16/02/20 |
mapo.al

Britania e Madhe nuk gjen qetësi nga moti i keq. Pas largimit të stuhisë “Ciara”, tashmë ishulli është goditur nga stuhia “Dennis”, e cila ka shkaktuar edhe viktimat e para.




Reshje rekord janë regjistruar gjatë 48 orëve të fundit, të cilat kanë sjellë përmbytje të mëdha dhe rrëshqitje masive dheu, kryesisht në Uells. Në disa zona të Britanisë era ka shkuar deri në 146 kilometra në orë.


Një ditë më parë, u regjistruan edhe dy viktima si pasojë e motit të keq, një prej të cilëve, një 18-vjeçar në Kent.

Ndërkohë, pamjet e publikuara nga mediat, por edhe rrjetet sociale tregojnë për situatën e rëndë që është duke kaluar vendi. Shumë shtëpi, ndërtesa të tjerë, e makina janë zhytur në ujë.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas