Një ambulancë ka mbetur e bllokuar në trafik në autostradën Tiranë-Durrës, pranë mbikalimit të Rinasit. Shkak për trafikun janë bërë punimet në rrugë. ARRSH ka ndërhyre në disa rrugë për riparimin e tyre, vetem dy ditë para protestës së opozitës. Punimet e befta në rrugët hyrese për në kryeqytet kanë mbingarkaur se tepermi trafikun, duke rrezikuar dhe jetën e njerëzve si në rastin e kësaj ambulance.