Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj shpalli pak ditë më parë një konkurs për logon e 100-vjetorit të shpalljes së Tiranës si kryeqytet. Veliaj u kërkoi qytetarëve që të votonin në një sondazh të hapur publik mes disa zgjedhjeve. 24 orë më parë ai postoi në faqen e tij zyrtare në rrjetin edhe logon fituese.
Por duket se logoja në fjalë është e kopjuar. Në rrjetet sociale qarkullon edhe kopja e logos e cila është identike e marrë nga kompani të tjera. Kjo shihet nga një kërkim i thjeshtë në internet. Si logoja e Tiranës gjen me dhjetëra të tilla dhe nuk bëhet fjalë për diçka origjinale.