Tre pako me eksplozivë janë gjetur sot në kohë të ndryshme në dy aeroporte, Heathrow dhe London City Airport si dhe në stacionin e metrosë Waterloo.
“Pajisjet e vogla të shpërthyese, u gjetën të improvizuara në pako postare A4” tha policia Metropolitane. Qendra Compass në “Heathrow “u evakuua pasi një pako e dyshimtë u raportua në polici rreth orës 09:55. Pajisja shpërtheu në flakë sapo stafi hapi pakon. “Këto pajisje, ndezin një zjarr fillimisht të vogël kur të hapen”, tha policia, por fatmirësisht nuk ka njerëz të dëmtuar.
Dy paketa të tjera u gjetën në kryeqytet gjatë tre orëve të ardhshme. Zyrtarët e specializuar janë në vendngjarje dhe hetimet janë në vazhdim, raporton BBC.
Fotografia e njërës prej pajisjeve të dyshimta, që ishte dërguar në adresë të Heathrow-it.
/Mapo.al
Photo of one of the suspect devices – this one sent to Heathrow. It caught fire: pic.twitter.com/keObgokRVH
— Alistair Bunkall (@AliBunkallSKY) March 5, 2019