Aktualitet

FOTO/ Masakra me balenat dhe delfinët, theren në det, riti që cilësohet i frikshëm





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:40 - 23/07/20 |
mapo.al

Në Ishujt Faroe ka nisur Grindadrap, gjahu tradicional, ku çdo vit vriten qindra delfinë dhe balena. Ai që kanë ngritur zërin kundër kësaj masakre është kapiteni Paul Watson, themelues dhe president i Sea Shepherd, që prej vitesh merret me mbrojtjen dhe ruajtjen e burimeve të faunës detare. Sipas Watson bëhet fjalë për një masakër të përvitshme.


Sipas liderit të Sea Shepherd, që lufton që prej 1983 për të mbrojtuar faunën ujore, më shumë se 252 balena pilote dhe 35 delfinë të bardhë të Atlantikut janë masakruar në ditët e fundit në Hvalba, një komunë e vogël e ishullit. Por këto sipas tij janë të dhëna sipërfaqësore.



Grindadrap, mund të përkthehet lehtësisht si ‘vrasës i balenave’. Gjitarët afrohen të gjithë në breg dhe aty masakrohen. Në Facebook,Watson denoncon:’Pavarësisht një pandemie globale, psikopatët e etur për gjak në ishujt Faroe daneze vazhdojnë vrasjet e tyre seriale.


Me një botë në një kolaps ekologjik, që po lufton një pandemi globale me një të ardhme të paqartë për shkak të ndryshimeve klimatike të paparashikuara, injoratët dhe arrogantët në këtë territor danez nuk po lejojnë që realiteti ekologjik të prishë fiksimin e tyre të tmerrshmë për vrasjet sadiste’.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas