Rreth 100 tifozë të ekipit italian të Romës kanë mbërritur, në Portin e Durrësit nëpërmjet linjës së tragetit Bari-Durrës.
Policia lokale ka marrë masa për shoqërimin e tyre dhe krijimin e korsive të dedikuara për transportin e tyre drejt kryeqytetit apo hoteleve ku kanë prenotuar.
Ndërkohë pritet që mëngjesin e së mërkurës të mbërrijnë nëpërmjet linjës së trageteve mbi 350 tifozë të tjerë të ekipit të Romës, të cilët gjithashtu do të shoqërohen nga forcat e policisë.
Më 25 maj, Shqipëria dhe Tirana do të presë për herë të parë një finale europiane. Roma dhe Fejnord do të sfidohen në stadiumin “Air Albania” për finalen e Ligës së Konferencës.