Friday, September 22, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Foto me Vangjel Dulen por… ekstremisti grek i arrestuar në Bularat dyshohet edhe për masakrën e Peshkëpisë

by mapo.al
08/11/2018
in Kronika, Kryesore
0

Emri i Babis-Harallambos Karathanos është i lidhur me një ngjarje tragjike në jug të vendit. Në prill 1994 sulmohet në mesnatë posta policore kufitare në Gjirokastër dhe për pasojë vriten dy ushtarakë shqiptarë.

Babis-Harallambos Karathanos është ekstremisti grek i arrestuar sot në Bularat, pasi organizoi një turmë të ardhur nga Greqia me autobusë për në ceremoninë e Konstandinos Kaçifas, të bllokonte për rreth 10 minuta, aksin nacional Gjirokastër-Kakavijë, duke shkaktuar kaos dhe trafik. Në pranga janë vënë edhe tre persona të tjerë, bashkëpunëtorë të Karathanos.



Në fshatin Bularat të Gjirokastrës ditën e sotme në ceremoninë e përcjelljes për në banesën e fundit të ekstremistit Kaçifas ishin të pranishëm mbi 1500 nacionalistë grekë, mes tyre edhe Babis-Harallambos Karathanos.

“Report Tv” siguroi pamjet kur Karathanos është në krye të kortezhit, por edhe në kishë. Ai ka kryesur turmën edhe në fund të ceremonisë për të paralizuar qarkullimin e automjeteve nga Gjirokastra në drejtim të pikës kufitare të Kakavijës dhe anasjelltas.

Por kush është Babis-Harallambos Karathanos?

Emri i Babis-Harallambos Karathanos është i lidhur me një ngjarje tragjike në jug të vendit. Në prill 1994 sulmohet në mesnatë posta policore kufitare në Gjirokastër dhe për pasojë vriten dy ushtarakë shqiptarë, një oficer dhe një pjesëtar i FA i cili u ekzekutua në vendroje. Karathanos arrestohet një vit më pas në Greqi, pasi akuzohej nga autoritetet shqiptare si njeriu që hyri në territorin shqiptar bashkë me një grup të armatosur prej shtatë personash të cilët kryen masakrën.

Mes të arrestuarve ishte edhe Fredi Beleri, një personazh i njohur në Himarë, kandidat edhe për kryetar bashkie. Por të gjithë të arrestuarit u liruan dhe sot e kësaj dite masakra e Peshkëpisë nuk ka autorë pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme për zbardhjen e kësaj ngjarje.

Karathanos njihet edhe si bashkëpunëtor i afërt me kreun e PBDNJ, Vangjel Dule. Të dy ata janë fotografuar në disa aktivitete të OMONIA-s dhe PBDNJ-së në Greqi me karakter kryesisht antishqiptar dhe me thelb të ashtuquajturin Vorio-Epir. Aktivitete politike Karathanos ka zhvilluar edhe në Shqipëri përkrah Vangjel Dules apo dhe Vasil Bollanos.

Harallambos ka lindur në Greqi, por prindërit e tij janë me origjinë nga Dropulli. Babis-Harallambos Karathanos nga viti 1982-1989 ka qenë kryetari i SFEVA – (Bashkimi i Studentëve për Luftën e Vorio-Epirit).

Babis-Harallambos Karathanos ka qenë ish-deputet i partisë Demokracia e Re, më tej i partisë ekstremiste të djathtë greke, LAOS.

Babis-Harallambos Karathanos ka shkaktuar tensione edhe në Himarë disa vite më parë, duke e cilësuar edhe këtë zonë si minoritare në funksion të tezës së Vorio-Epirit./Report TV/

 

Tags: bularatekstremistgrekMasakërPeshkëpiVangjel Dule

JU SUGJEROJME

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
Jurisprudencë

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës

19/06/2023
Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
Kryesore

Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen

08/06/2023
Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
Kryesore

Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë

06/06/2023
Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues
Economi

Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues

05/06/2023
Next Post
Të shoqëruarit grekë në Gjirokastër janë 9 vetë, mes tyre edhe…

Të shoqëruarit grekë në Gjirokastër janë 9 vetë, mes tyre edhe…

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
  • Mevlan Shanaj në UET: Nuk bëhesh dot artist, nëse nuk je i sëmurë nga dëshira për t’u bërë
  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In