Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) me ndihmën e forcave të policisë, kanë realizuar sot një aksion për shkatërrimin e disa lokaleve në Ksamil. Pronarët e lokaleve që IKMT-ja i shkatërroi, u ankuan se prishja e objekteve është bërë pa asnjë paralajmërim dhe pa asnjë shkresë zyrtare.
Forca te shumta policore kanë mbërritur mesditën e sotme në Ksamil për të mbështetur një aksion të IKMT. IKMT ka shkatërruar një lokal shërbimesh në kulmin e sezonit turistik, pavarësisht se lokali ka funksionuar prej vitesh. Pronarët shprehen se prishja është bërë pa paralajmërim dhe pa u lënë asnjë shkresë.