Motra e Klodian Rashës, Bora, e cila erdhi nga Italia për të varrosur vëllain, u bë pjesë e protestës tek Kryeministria, ku në një moment ka humbur ndjenjat.
Teksa ishte duke protestuar, Bora Rashës i ka pesuar një gjendje të fikti teksa për të ndihmuar atë janë angazhuar protestues edhe një police.
Ajo ishte duke mbajtur një flamur kuqezi të Shqipërisë në dorë. Pak më parë në një prononcim për mediat, Bora Rasha garantoi se vëllai i saj nuk kishte armë ditën që u vra nga polici, si dhe nuk kishte probleme më parë me Policinë.
Bora Rasha deklaroi se kishte dalë në protestë për të kërkuar drejtësi për vëllain e saj të vrarë mesnatën e kaluar.