Aktualitet

Foto nga sateliti/ Porti në Bejrut para dhe pas shpërthimit tragjik








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:24 - 05/08/20 |
mapo.al

Një foto nga sateliti tregon qartë se sa i madh është dëmi i shkaktuar në Bejrut, pas shpërthimit të depos që mbante mbi 2 mijë ton nitrat amoni, i krahasuar me shpërthimin e Cernobilit. Para shpërthimit çdo gjë ishte e organizuar, por pas tragjedisë i gjithë porti është kthyer në gërmadhë.


Ndërkohë presidenti libanez Michel Aoun, i cili ka siguruar qytetarët se ngjarja do të hetohet dhe fajtorët do të marrin ndëshkimin e duhur. Të paktën 113 persona kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit të fuqishëm pasditen e së martës.


Ekipet e kërkim-shpëtimit kërkuan  me orë të tëra nën rrënoja dhe hetuesit  theksuan se neglizhenca  ka shkaktuar një nga krizat më të mëdha me të cilat është përballur vendi.



Më shumë se 4,000 njerëz u plagosën gjatë shpërthimit në portin e Bejrutit dhe 300 000 mijë banorë  mbetën të pastrehë  pasi flakët shkatërruan fasadat e ndërtesave. Presidenti  i vendit Michel Aoun tha se shpërthimi ishte shkaktuar nga 2.750 ton nitrat amoni  të mbajtur në mënyrë të pasigurt në një depo. Aoun deklaroi tre ditë zie për vendin  dhe theksoi se asgjë nuk mund ta përshkruante tmerrin që ka kaluar Bejruti natën e kaluar.


Në mesazhin e tij, përpara mbledhjes me kabinetin,  ai theksoi se qeveria ishte “e vendosur të hetojë atë që ndodhi sa më shpejt të jetë e mundur, për të gjetur përgjegjësit dhe personat e papërgjegjshëm në këtë situatë. Ndërkohë që sipas të dhënave të siguruara nga “Reuters” është urdhëruar arresti shtëpiak për të gjithë zyrtarët të përfshirë në ruajtjen e materialeve që nga viti 2014.



Etiketa: , , ,

Pas