Kronika

Foto nga vendi i ngjarjes/E qëllojnë me armë, plagoset 26-vjeçari






               Publikuar në : 22:36 - 14/03/19 |
mapo.al

Një ngjarje kriminale u shënua sonte në Tiranë në një zonë mjaft të populluar, tek Komuna e Parisit, pranë stadiumit Dinano. Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë drejt një të riu. Ai ka qenë duke kaluar rrugën në këmbë kur ka rënë pre e plumbave, por fatmirësisht ka shpëtuar.


Policia bëri të ditur se “rreth orës 21:50, në zonën e Komunës së Parisit, është plagosur me armë zjarri (në këmbë), në rrethana ende të paqarta shtetasi E.K, 26 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”.

Forcat e Policisë së Tiranës kanë shkuar menjëhere në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë siç shihet dhe në foton e siguruar nga MAPO.


Etiketa: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas